Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka hequr dorë nga muzika pasi vendosi t’i përkushtohej fesë islame.

Vazhdimisht, artisti, i cili ka ndryshuar emrin dhe tashmë prezantohet si Khattab, u ka kërkuar ndjekësve të mos i dëgjojnë këngët e tij dhe është shprehur i penduar për to.

Por, duket se postimi i disa prodhimeve muzikore të tij, e ka shqetësuar të riun.

“Miq të dashur, e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë, të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës sime nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu, sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që ta respektoni bindjen time. Me respekt, Khatabi”.

Pasi doli nga burgu, Fero vendosi të hiqte dorë nga muzika. Ai ka fshirë fotot nga rrjetet sociale dhe i ka kërkuar fansave që mos e dëgjojnë më muzikën e prodhuar prej tij.

Top Channel

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *