
Lajme
Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin
Reperja amerikane, Doja Cat, tërhoqi vëmendjen në MTV Video Music Awards në New Jersey duke veshur një fustan që i ngjante rrjetës së merimangës.
Ky krijim nuk arriti t’ia mbulonte gjoksin, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar, stoli dhe taka transparente.
Kujtojmë që Doja e filloi karrierën muzikore duke postuar këngë në SoundCloud. Kënga “So High” tërhoqi vëmendjen e Kemosabe dhe RCA Records dhe në bashkëpunim me ta në vitin 2014, publikoi një EP të titulluar “Purrr!”.
Doja Cat on the #VMAs carpet.
— Pop Base (@PopBase) September 12, 2023
Pas kësaj, bëri një pushim për katër vjet dhe publikoi albumin e parë, “Amala”. Më pas e lansoi albumin e dytë, “Hot Pink”, në vitin 2019 dhe arriti famë botërore.