Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një bashkëpunim me reperat Mc Kresha dhe Lyrical Soon dhe që titullohet “Fluturu“. Mesa duket Kida është shkëputur nga koncertet dhe projektet e tjera për disa ditë dhe ka nisur pushimet e saj. Me anë të disa fotove këngëtarja na ka zbuluar se ditët e relax-it po i kalon në Greqi, ku shihet në një jaht.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *