Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja.

Pasi përmbylli një sezon të ngarkuar me koncerte, mbrëmje muzikore e shumë projekte, artisti shkordran nuk po planifikon të ndalet.

Këtë herë Ejlli ka realizuar ‘cover’-in për një nga këngët më ikonike të legjendës së muzikës botërore, Elvis Presley.

Këngëtari shqiptar ka sjellur versionin e tij për këngën “Can’t help falling in love” dhe tashmë është publikuar e plotë në faqen zyrtar të tij në Instagram.

Theksojmë që kjo vjen vetëm pak javë pasi Luizi solli një tjetër këngë të re solo “Amanet”, që e shoqëroi edhe me videoklip.

Ndërkohë, sa i përket jetës private Luizi po vazhdon romancën me partneren e tij, Kiara Tito me të cilën u lidh gjatë kohës sa dyshja ishin pjesë e shtëpisë së famshme të BBVA. /Telegrafi/

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *