
Mësohen detaje të reja të lidhjes së Elon Musk dhe Amber Heard
Një pasqyrë e jetës interesante dhe të pazakontë të miliarderit dhe pronarit të një sërë kompanish, Elon Musk, jepet nga një biografi e re e nënshkruar nga shkrimtari amerikan, Walter Isaacson.
Duke folur për jetën e tij personale, pasaniku zbuloi detajet e marrëdhënies së stuhishme mes tij dhe Amber Heard.
Ai filloi të takohej me aktoren në prill të vitit 2017, pas ndarjes së saj me Johnny Depp, e cila rezultoi në një betejë të madhe gjyqësore.
Krevati e muret me gjak, flokët e shkulura në tokë – detajet makrabre nga gjyqi i famshëm Amber Heard-Johnny Depp
Elon dhe Amber ishin në një lidhje deri në vitin 2018, pas së cilës ai filloi një lidhje me muzikanten Grimes, me të cilin ka tre fëmijë.
Elon Musk's family hated Amber Heard “with a passion” when they dated, according to new biography. pic.twitter.com/qjGct83lUb
— Daily Loud (@DailyLoud) September 13, 2023