Ronela Hajati, Emra Brah dhe Skerdi, kanë sjell së fundmi një projekt të ri muzikor.

“Kaj kaj” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vija melodike është bërë nga vet artistët me producim nga Gent Music dhe Moon Studio.


Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u realia nga Gent Music, gjersa për ‘beat’-in u kujdes Xhoni Beats.

Videoja i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Max Production.

Kjo këngë ishte bërë virale para publikimit në rrjetet sociale, gjegjësisht në TikTok.

Besohet se do ta ketë suksesin e dëshiruar dhe se do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e tyre. /Telegrafi/

Comments are closed.