Iggy Azalea pretendon se u detyrua të ndërpresë koncertin e saj në Arabinë Saudite pasi pësoi një incident gjatë performancës të së premtes mbrëma.

“Arabia Sauditë…Ndoshta vendi më i keq për të pësuar grisje të pantallonave dhe për fat të keq nuk më lejuan ta përfundoja shfaqjen”, tha reperja.

33 vjeçarja ndau një postim në rrjete sociale përfshirë edhe momentin kur iu grisën pantallonat.

“Promotorët ishin jashtëzakonisht të sjellshëm me mua dhe njerëzit që erdhën ishin absolutisht mbështetës”, u shpreh ylli i “Problem”.

Reperja australiane gjithashtu iu drejtua incidentit në X, i njohur më parë si Tëitter, duke deklaruar pjesërisht se ajo dhe ekipi i saj “të gjithë donin të vazhdonin, por nuk u lejuan nga autoritetet për shkak të grisjes së pantallonave”.

Është e paqartë nëse Azalea planifikon të riplanifikojë shfaqjen e saj.

Incidenti i Azaleas të kujton atë që ndodhi së fundmi në koncertin e “The 1975” në Malajzi.

Grupi britanik u ndalua të performonte në vendin aziatik pasi frontmeni i tyre, Matty Healy, puthi shokun e grupit në skenë. /Telegrafi/

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *