Artisti i njohur amerikan, Usher është konfirmuar si artisti që do të performojë në shfaqjen e pjesë së parë të “Super Bowl 2024” që do të mbahet në Paradise, Nevada.

NFL, Apple Music dhe Roc Nation e konfirmuan lajmin përmes mediave sociale të dielën (24 shtator) në një video ku shfaqet këngëtari i “Confessions” dhe Kim Kardashian.

“Është një nder i jetës që më në fund të shënoj një performoancë të Super Bowl nga lista ime e dëshirave”, tha Usher në një deklaratë.

“Mezi pres t’i sjell botës një shfaqje ndryshe nga çdo gjë tjetër që ata kanë parë nga unë më parë”, shtoi artisti.

Ai tutje falënderoi fansat e tij dhe të gjithë ata që i dhanë këtë mundësi, shkruan PageSix.

Kjo do të shënojë herën e dytë të Usher që performon në Super Bowl. Në vitin 2011, fituesi i tetë herë i çmimit “Grammy” ishte i ftuar gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl XLV të Black Eyed Peas.

“Usher është një ikonë, muzika e të cilit ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në peizazhin kulturor gjatë gjithë karrierës së tij, nuk mund të jemi më të emocionuar që ai të kryesojë shfaqjen e këtij viti të Apple Music Super Bowl Halftime Show”, tha Seth Dubwosky, kreu i muzikës për NFL.

Ne mezi presim të punojmë me Usher, Roc Nation dhe Apple Music për t’u sjell fansave një shfaqje tjetër Halftime për librat e historisë”, thuhet tutje në deklaratën e tij.

Paraqitja e Usher do të pasojnë shfaqjen tashmë ikonike të Rihannas në Super Bowl 2023, në të cilën ajo befasoi fansat duke njoftuar shtatzëninë e saj të dytë me ASAP Rocky.

Ndërsa perfomonte në Stadiumin State Farm në Glenadle, Arizona, vitin e kaluar, këngëtarja e “Diamonds” e zbuloi barkun e rrumbullakosur teksa ishte e veshur në një kostum me ngjyrë të kuqe.

Rihanna lind fëmijën e dytë, një djalë Riot, në gusht. Dyshja janë gjithashtu prindër të djalit RZa , të cilin e mirëpritën në maj të 2022.

Ndërkohë, Super Bowl LVIII do të zhvillohet më 11 shkurt 2024 në Allegiant Stadium. /Telegrafi/

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *